Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
👁2422
Presidenti Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr pozicionin më të lartë të Kishës Katolike. Në një postim në platformën e tij, Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkruan: “Urime kardinalit Cardinal Robert Francis Prevost i cili sapo është shpallur Papë. Është nder të mësosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë gëzimi dhe çfarë nderi i madh për kombin tonë. Mezi pres ta takoj Papa Leonin XIV. Do të jetë një moment shumë kuptimplotë!”, thotë ai.