Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump ultimatum: Rusia ka 10-12 ditë për një marrëveshje me Ukrainën, nuk më intereson më të flas me Putin!
“Nuk ka arsye për të pritur më gjatë, nuk kam parë ndonjë përparim. Do të jap një afat tjetër, 10-12 ditë nga sot”. Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tha këtë, duke folur mbi marrëveshjen e mundshme të armëpushimit midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ndoshta do ta shpall sonte ose nesër, nuk ka arsye për të pritur,” tha ai, duke folur për shtypin nga Skocia, pas takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Ajo se çfarë mund të përfshijë njoftimi për të cilin flet Donald Trump, mund të jenë masat amerikane ndaj Rusisë. “Mund të përfshijnë sanksione dhe ndoshta tarifa, tarifa dytësore,” specifikoi ai,...