Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump u tërhoq nga sulmi direkt, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt
Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump po mendonte të përfshihej drejtpërdrejtë në konflikt. Por, Trump u tërhoq në mënyrë dramatike nga pragu i krizës mbrëmjen e djeshme, teksa në krahun tjetër Britania dhe shtete e BE përgatiteshin të merrnin pjesë në bisedimet e paqes me Iranin. Në 48 orët e mëparshme, Presidenti i SHBA-së kishte kërkuar ‘dorëzimin pa kushte’ të Iranit dhe kishte kërcënuar me sulme ajrore ‘brenda disa ditësh’. Megjithatë, pasi kaloi pasditen i mbyllur në Dhomën...