Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump, trupa shtesë në Los Angeles! Nuk ndalen protestat, vijojnë marrshimet kundër arrestimit të emigrantëve
👁12106
Pas disa ditësh protestash masive në Los Anxhelos, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dislokimin e 700 marinsave dhe 2,000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në qytet. Ky vendim vjen në një moment të tensionuar, pas arrestimeve të dhjetëra emigrantëve dhe reagimeve të forta nga ana e demonstruesve. Protestuesit kanë dalë në rrugët e qytetit për katër ditë me radhë, kanë organizuar marshime, ndërsa ka pasur edhe episode dhune, ku janë djegur automjete dhe janë plaçkitur disa dyqane. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom,...