Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump: Tani kemi kontroll të plotë ajror mbi Iranin
👁8270
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Truth Social se Shtetet e Bashkuara tani kanë kontroll të plotë dhe të gjithanshëm ajror mbi Iranin. Ai theksoi se, megjithëse Irani ka sisteme të avancuara të zbulimit dhe pajisje mbrojtëse në numër të madh, ato nuk mund të krahasohen me teknologjinë amerikane. “Askush nuk e bën më mirë se SHBA-të,” deklaroi Trump. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo deklaratë nënkupton përfshirjen direkte të SHBA-së në konfliktin në rritje mes Izraelit dhe Iranit, pasi më parë presidenti kishte siguruar se Amerika nuk do të ndërhynte në këtë përplasje.