Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump sinjalizon samit historik me Putinin dhe Zelenskyn: Ka një perspektivë shumë të mirë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka “shanse të mira” për një samit të afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Komentet u bënë mbrëmjen e së mërkurës nga Shtëpia e Bardhë, pas një dite bisedimesh që Trump i cilësoi si “shumë produktive”. Sipas burimeve të New York Times, një takim personal me Putinin mund të ndodhë javën e ardhshme, i pasuar nga një samit trepalësh. Megjithatë, detaje të mëtejshme nuk janë bërë publike, dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Kievi apo Moska. Trump ka dërguar përfaqësuesin e tij Steve Witkoff në Moskë, ku u takua me Putinin në Kremlin. Pamjet e publikuara treguan një atmosferë miqësore mes tyre. Kremlini...