No Image Available

Trump shpalli tarifa 30% për mallrat evropiane, reagon Macron: BE-ja duhet të përgatitet për kundërmasa

Presidenti francez Emmanuel Macron bën thirrje për veprim të shpejtë nga Bashkimi Evropian, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave 30% mbi mallrat e importuara evropiane. Në një postim në platformën X, Macron theksoi se BE-ja duhet të përshpejtojë përgatitjet për hakmarrje të mundshme tregtare dhe të mbrojë interesat e saj strategjike. “Më shumë se kurrë, është përgjegjësi e Komisionit të riafirmojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane,” shkroi Macron. Apeli i Macron vjen në një klimë të tensionuar pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për tarifat e reja, që do të prekin ndjeshëm eksportet...
Burimi: Syri.net