Trump shpall tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA

Trump shpall tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave doganore 100% për filmat që prodhohen jashtë vendit dhe shpërndahen në kinematë amerikane. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, duke e cilësuar si të domosdoshëm për të mbrojtur industrinë amerikane të filmit. “Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen. Industria e filmit po vdes me shpejtësi,” shkroi Trump, duke akuzuar vende të tjera për ofrimin e stimujve financiarë që tërheqin regjisorët dhe kompanitë amerikane të prodhimit jashtë vendit. Ai e quajti këtë një “përpjekje të koordinuar”...
Burimi: Kohajone.com