Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Donald Trump është tashmë presidenti i parë në jetë dhe në detyrë i Shteteve të Bashkuara, fytyra e të cilit stampohet në monedhën vendase, dollar. Departamenti i Thesarit njoftoi daljen në qarkullim të monedhës speciale njëdollarshe. Ky botim i veçantë u krijua për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Portreti i Trumpit shfaqet pranë motiveve historike “LIBERTY” dhe “IN GOD WE TRUST”. Monedhat përbëhen kryesisht nga bakri, me përzierje zinku, mangani dhe nikeli. Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Stoku i monedhave në faqen zyrtare të prerjes u shit plotësisht brenda pak orësh. Ligji federal e ndalon paraqitjen e personave të gjallë në kartëmonedha. Megjithatë, administrata shfrytëzoi një hapësirë ligjore të vitit 2020 për monedhat përkujtimore. Rasti i fundit i ngjashëm ka ndodhur në...