Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë në Groenlandë
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje për sigurinë e Groenlandës, pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga kërkesat e Presidentit amerikan Donald Trump për territorin strategjik të Arktikut. Marrëveshja është mirëpritur nga NATO, e cila vlerëson se ajo do të kontribuojë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Arktikut. Presidenti Donald Trump deklaroi se marrëveshja i jep Shteteve të Bashkuara “kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera” të Groenlandës. Sipas tij, marrëveshja i mundëson SHBA-së të ndërmarrë masat që konsiderohen të nevojshme për garantimin e sigurisë së territorit. Teksti i plotë i marrëveshjes ende nuk është bërë publik. Megjithatë, sipas një zyrtari amerikan të paidentifikuar të Departamentit të Shtetit, dokumenti parashikon të drejta të përhershme për...
Burimi:
ntv.al