Trump rrit tarifat për dhjetëra vende anembanë botës, për Kosovën e Shqipërinë s’ka ndonjë vendim

Trump rrit tarifat për dhjetëra vende anembanë botës, për Kosovën e Shqipërinë s’ka ndonjë vendim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa më të larta për dhjetëra vende anembanë botës për të “ristrukturuar tregtinë globale në dobi të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 përqind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen tarifave prej 15 përqind. Serbia do të përballet me tarifa prej 35 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina prej 30 përqind. Shtëpia e Bardhë tha  se tarifat synojnë “ristrukturimin e tregtisë globale në dobi të punëtorëve amerikanë” dhe do...