Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar, sipas raportimeve të The Uall Street Journal, propozimin e Iranit për një proces shtatëditor që do të çonte në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi propozoi që SHBA-të të lironin rreth 12 miliardë dollarë në asete iraniane, të hiqnin sanksionet ndaj naftës dhe të ndalnin bllokadën detare. Në këmbim, Irani do të rikthente kalimin normal në Hormuz dhe do të niste negociatat për një marrëveshje të re. Sipas raportimeve, Trump mbetet skeptik se Irani do t’i përmbushë zotimet e tij. Megjithatë, SHBA-të nuk e kanë mbyllur derën e diplomacisë. Katari po ndërmjetëson komunikimin mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa zyrtarë të të dyja vendeve kanë zhvilluar kontakte indirekte. Çfarë mund të ndodhë më tej? Në ditët...
Burimi:
javanews.al