Trump propozon emra të rinj për inteligjencën artificiale: “Superior”, “Extreme” apo “Supreme Intelligence”

Trump propozon emra të rinj për inteligjencën artificiale: “Superior”, “Extreme” apo “Supreme Intelligence”

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar ndryshimin e emërtimit të inteligjencës artificiale, duke argumentuar se termi “Artificial Intelligence” nuk është mjaftueshëm i saktë dhe elegant për të përshkruar zhvillimin e kësaj teknologjie. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u bëri thirrje ndjekësve të votojnë në një sondazh për një nga tre emrat alternativë që ai propozoi: “Superior Intelligence” (Inteligjencë Superiore – SI), “Extreme Intelligence” (Inteligjencë Ekstreme – EI) dhe “Supreme Intelligence” (Inteligjencë Supreme – SI). “Shumë njerëz mendojnë se fjalët ‘Artificial Intelligence’ janë të pasakta dhe jo mjaftueshëm elegante”, shkroi Trump, duke i cilësuar alternativat e propozuara si përshkrime “shumë më elegante dhe më të sakta” për këtë zhvillim teknologjik. Ai e paraqiti nismën si një sondazh publik dhe u kërkoi...