Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin gjashtë luftëra
Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish i ka dhënë vetes atribute të luftë-ndalësit duke iu referuar për të disatën herë edhe Kosovës dhe Serbisë. Trump tha se po të mos ishte për praninë e tij në skenën globale, do të ishin duke u zhvilluar gjashtë luftëra. “Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump. “Nëse nuk do të isha unë këndejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, shtoi ai.