TRUMP PER LUFTEN ME IRANIN: NJE LOJE E LEHTE
Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar të premten përmasat e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Iranin, duke e përshkruar atë si një “konflikt ushtarak” dhe jo si një luftë. Deklaratat e tij vijnë në prag të zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit në SHBA. I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale nëse situata duhet të cilësohet si luftë, Trump tha se termi nuk pasqyron, sipas tij, realitetin e angazhimit amerikan. “Shumë njerëz nuk e quajnë luftë. Unë them se është një konflikt ushtarak, sepse për ne është lojë e lehtë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. E bëmë në Venezuelë dhe e bëmë edhe këtë”, u shpreh presidenti amerikan. Deklarata e Trump erdhi pasi një ditë më parë zëvendëspresidenti JD Vance kishte thënë...
Burimi:
ntv.al