Trump paralajmëron sanksione të reja ndaj Moskës: Putin po thotë shumë marrëzira!

Trump paralajmëron sanksione të reja ndaj Moskës: Putin po thotë shumë marrëzira!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin rus Vladimir Putin. Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij për vijimin e konfliktit Rusi-Ukrainë. “Putin na hedh shumë marrëzira,” deklaroi Trump gjatë një takimi me kabinetin qeveritar në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se nuk është i kënaqur me sjelljen e presidentit rus dhe se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës. Ai nënvizoi gjithashtu se është në bisedime me qeveri të huaja për të shtuar mbështetjen ushtarake, duke përmendur posaçërisht Korenë e Jugut, për të cilën tha se “duhet të paguajë për mbrojtjen e saj ushtarake”. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv