Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin

Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga Vladimir Putini, por ende ‘nuk e ka përfunduar marrëdhënien me të’. Në një intervistë ekskluzive telefonike për BBC, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi: “Nuk kam besim pothuajse te askush”, kur u pyet nëse i beson liderit rus. Deklaratat vijnë disa orë pasi Trump shpalli planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditëve. Në intervistën nga Zyra Ovale, presidenti amerikan konfirmoi përkushtimin ndaj NATO-s, një aleancë që dikur e...
Burimi: Top-Channel.tv