Trump paralajmëron ndryshime të tjera në kabinet pas largimit të Susie Wiles: Ndoshta do të ketë disa ndryshime
Presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se Susie Wiles, ish-shefja e kabinetit të tij, nuk do të jetë e vetmja zyrtare e lartë e administratës që do të largohet nga detyra pas rezultatit të dobët të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit. Në një intervistë për emisionin “60 Minutes”, të regjistruar vetëm pak orë përpara se Wiles të shkarkohej, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. “Po”, u përgjigj Trump gazetarit Ross Douthat, kur u pyet nëse kishte në plan të largonte ndonjë prej anëtarëve të ekipit të tij pas humbjes së shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, sipas një fragmenti të intervistës të publikuar të premten në mbrëmje. “Deri diku. E dua kabinetin tim....
Burimi:
syri.net