Trump paralajmëroi shkarkimin e LaCivita! Thellohet skandali: Bosnja kërkon verifikimin e kompanisë që punoi për Berishën

Trump paralajmëroi shkarkimin e LaCivita! Thellohet skandali: Bosnja kërkon verifikimin e kompanisë që punoi për Berishën

Elmedin Konakoviç BOSNJË-HERCEGOVINA-Pak ditë pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi shkarkimin e dy këshilltarëve, Chris LaCivita dhe James Blair, Bosnje-Hercegovina ka ndërmarrë hapin e radhës lidhur me çështjen e lobimit të Republika Srpska në Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, u është drejtuar institucioneve më të rëndësishme amerikane, duke kërkuar verifikimin e aktiviteteve të kompanive të lobimit, përfshirë Continental Strategy, firmën që ka punuar edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha në Shqipëri. Euronews Bosnia raporton se më 12 tetor, Konakoviç ka dërguar 15 letra zyrtare në Uashington, përfshirë Departamentin e Shtetit, Departamentin e Thesarit dhe Departamentin e Drejtësisë. Në korrespondencën drejtuar autoriteteve amerikane kërkohet shqyrtimi i deklarimeve të kompanive të lobimit sipas ligjit amerikan FARA, i cili rregullon transparencën e veprimtarive...