Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Trump nuk tërhiqet/ I dërguari amerikan arrin në Moskë, a do arrijë të bindë Putin për paqe?
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka arritur sot në Moskë, u pritet të takohet me zyrtarë të lartë rusë. Vizita e emisarit amerikan zhvillohet vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Shtëpia e Bardhë i ka vendosur Rusisë për të bërë përparim drejt një armëpushimi me Ukrainën. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve ruse dhe sanksioneve dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia – masa që synojnë të rrisin presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022. Masat dytësore, sipas zyrtarëve amerikanë, do të shënjestronin kryesisht Kinën dhe Indinë – blerëset më të mëdha të naftës ruse. Pas nisjes së udhëtimit të Witkoffit...