Trump nuk kursen as kamionistët, nënshkruan urdhrin e njohjes së gjuhës angleze për t’u punësuar

Trump nuk kursen as kamionistët, nënshkruan urdhrin e njohjes së gjuhës angleze për t’u punësuar

Qeveria amerikane po bën përsëri ndryshime në sektorin e transportit, duke vendosur rregulla të rrepta të aftësisë gjuhësore për shoferët e kamionëve komercialë. Me nënshkrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, çdo shofer që nuk mund të lexojë ose të flasë anglisht në mënyrë të mjaftueshme do të konsiderohet i papërshtatshëm për të drejtuar automjete dhe do të hiqet nga shërbimi. Urdhri i ri përmbys një qasje më të butë nga viti 2016, kur administrata Obama lejoi shoferët me aftësi të kufizuara gjuhësore të vazhdonin punën. Tani, shoferëve do t’u kërkohet të bëjnë teste të gjuhës angleze për të kuptuar shenjat,...