Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump nuk donte që Izraeli të sulmonte, Sekretari Rubio: Ne nuk jemi të përfshirë. Teherani pezullon fluturimet
👁7674
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të përfshirë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Deklaratën e bëri në mbrëmje, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. “Sonte, Izraeli ndërmori një veprim të njëanshëm kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na informoi se beson se ky veprim ishte i domosdoshëm për vetëmbrojtje”, tha Rubio. Sipas tij “Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe janë në kontakt të ngushtë me partnerët rajonalë. Dua të jem i...