Trump: Nëse bien çmimet e energjisë, Putini do ndalojë vrasjet

Trump: Nëse bien çmimet e energjisë, Putini do ndalojë vrasjet

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një ulje e mëtejshme e çmimeve të energjisë do të detyronte presidentin rus Vladimir Putin të ndalonte luftën. “Nëse çmimet e energjisë bien mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz. Nëse nafta bie edhe me 10 dollarë për fuçi, ai nuk do të ketë zgjedhje tjetër, sepse ekonomia e tij është në gjendje të mjerueshme”, tha Trump. Gjatë intervistës, Trump njoftoi gjithashtu se do të bëjë së shpejti publike vendimet për zëvendësimin e anëtares së larguar të Bordit të Rezervës Federale, Adriana Kugler, e cila dha dorëheqjen të premten. Po ashtu, ai po shqyrton emrat e mundshëm për postin e kreut të ardhshëm të Fed-it, pasi mandati i presidentit aktual Jerome Powell përfundon në maj 2026. Trump konfirmoi...