No Image Available

Trump ndryshon kursin ndaj Moskës, pezullon sanksionet e reja ndaj Rusisë në momentin e fundit

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar tarifat dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë, pak para hyrjes së tyre në fuqi, afro një muaj pasi kishte nënshkruar një paketë të gjerë masash ndëshkuese ndaj Moskës. Sipas një urdhri ekzekutiv të publikuar dje, masat do të mbeten të pezulluara deri në një njoftim të mëtejshëm. Presidenti Trump deklaroi se përjashtimi nga zbatimi i tyre është, në këtë moment, “në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Në mesin e shtatorit, Trump nënshkroi ligjin pasi ai u miratua nga Kongresi me mbështetjen e të dyja partive kryesore. Masat synonin të shtonin presionin ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës. Sipas ligjit, tarifat dhe sanksionet do të hynin automatikisht në fuqi 30 ditë pas nënshkrimit, përveç rastit...