Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të fortë ushtarake. Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se Uashingtoni duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm ndaj Teheranit, duke përmendur edhe mundësinë e një “goditjeje të rëndë”. “Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar Iranit. Gjatë intervistës, Trump foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, duke pranuar se rritja e çmimeve të benzinës ndikoi negativisht te republikanët. Sipas tij, votuesit nuk e mirëpritën faktin që u duhej të paguanin më shumë për karburantin. Megjithatë, presidenti nuk i konsideroi humbjet e republikanëve si...