Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, kërkojmë garanci për armët bërthamore

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, kërkojmë garanci për armët bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti, duke shprehur bindjen se konflikti do të marrë fund, megjithëse nuk dha detaje konkrete për mënyrën se si do të arrihet një marrëveshje. Në një intervistë për radion KCMO të Kansas City-t, Trump u shpreh se Uashingtoni kërkon garanci që Teherani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore. “Do të mbarojë së shpejti. Ne kemi nevojë për një garanci se nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan. Deklarata e tij vjen në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin amerikan, të planifikuara për 3 nëntor. Trump ka deklaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do ta sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve. Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për t’i...