Trump kundër mediave, Shtëpia e Bardhë lançon “Trump TV”, nis transmetimin 24 orë

Trump kundër mediave, Shtëpia e Bardhë lançon “Trump TV”, nis transmetimin 24 orë

Përplasja mes presidentit amerikan Donald Trump dhe mediave amerikane është përshkallëzuar pas një vendimi të rrjeteve televizive për të pezulluar mbulimin e përbashkët të aktiviteteve presidenciale. Në këtë klimë, Shtëpia e Bardhë ka nisur transmetimin online 24 orë në ditë të quajtur “Trump TV”. Platforma nisi transmetimin të hënën në mbrëmje dhe, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të përfshijë momente nga aktivitetet e mëparshme të presidentit, njoftime dhe zhvillime të fundit nga administrata. Transmetimi i parë ishte një fjalim i Trump i mbajtur më 3 korrik në malin Rushmore. Nisma erdhi pasi ABC, CBS, NBC, Fox News dhe CNN, pjesë e grupit televiziv që mbulon aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë, pezulluan mbulimin e përbashkët pas kufizimit të aksesit të CNN, MS NOW dhe Politico në...