Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq
Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte para kryeministrit britanik, Keir Starmer. Trump, gjatë deklaratave të tij të hënën në takimin me Starmer, u pyet nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator. Ai u përgjigj se nuk është fans i kryetarit të bashkisë. “Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme, kryetari i bashkisë së Londrës… një person i keq”, tha Trump. Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij. I palëkundur, Trump vazhdoi duke thënë për kryetarin...