Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane: Një fitore monumentale

Trump komenton vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane: Një fitore monumentale

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-ve të shpallur të premten, që ndalon gjykatat më të ulëta të bllokojnë lehtësisht vendimet e presidentit të vendit. Trump e ka cilësuar këtë si një “fitore historike për Kushtetutën, ndarjen e pushteteve dhe shtetin e së drejtës”. Në deklaratat e tij për mediat, Trump u shpreh se vendimi i lartëson kompetencat e ekzekutivit dhe “rrëzon përdorimin e tepruar të masave ndaluese mbarëkombëtare, që kanë ndërhyrë në mënyrë të pajustifikuar në funksionimin normal të pushtetit ekzekutiv”. “A nuk ishte e jashtëzakonshme? Ishte një vendim i madh, i...
Burimi: Javanews.al