Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut për korrupsion të “anulohet menjëherë”: Gjueti shtrigash ndaj një heroi, Bibi ka dhënë kaq shumë për vendin
Donald Trump kërkoi të mërkurën anulimin “e menjëhershëm” të gjyqit për korrupsion ndaj Benjamin Netanyahut, të cilin e cilësoi “gjueti shtrigash” kundër kryeministrit “hero” të Izraelit. “Një gjueti e tillë shtrigash, kundër një njeriu që ka dhënë kaq shumë, është e paimagjinueshme për mua. Ai meriton shumë dhe kështu meriton edhe shteti i Izraelit. Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të anulohet menjëherë”, tha presidenti amerikan nëpërmjet Truth Social, duke shkruar këto dy fjalë të fundit me shkronja të mëdha. “Një hero i madh që bëri kaq shumë për shtetin e Izraelit duhet të “falet””, shtoi Trump. “Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që...