Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump: Kam gjetur blerës për TikTok, do të zbulohet brenda dy javësh
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është gjetur një blerës për platformën TikTok. Lajmi u bë publik këtë të diel në një intervistë për emisionin Sunday Morning Futures në rrjetin Fox News. “Kemi një blerës për TikTok. Do të bëhet publik brenda dy javësh”, u shpreh Trump, pa dhënë më shumë detaje. Kujtojmë se SHBA ka vendosur një afat për shitjen e TikTok, i cili skadon më 17 shtator, në kuadër të shqetësimeve të administratës amerikane për sigurinë kombëtare dhe mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni në pronësi kineze.