Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Trump: Irani po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin se po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se Irani “po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesme amerikane”. Ai shtoi se autoritetet iraniane “po shpiknin sulme të rreme, mina dhe çdo gjë tjetër”, duke theksuar se aktualisht po kalon më shumë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit se sa edhe para fillimit të konfliktit. Trump e cilësoi regjimin iranian si “vërtet të keq” dhe shprehu shpresën se publiku amerikan dhe bota do të kuptojnë “sa të këqij janë”. Ai përfundoi duke theksuar se “Irani nuk mund të ketë...