Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump, i ashpër me kompanitë e naftës: Mbani çmime të ulëta, mos luani lojën e armikut…
Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet. Ai gjithashtu i bëri thirrje Departamentit të Energjisë të SHBA-së të përshpejtojë shpimet. “Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj! Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!”, tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social. Ndërkohë në një postim tjetër tha: “Për Departamentin e Energjisë: shponi, shponi, shponi. Dhe bëjeni TANI, e them me bindje.”