Trump godet sërish Zvicrën, çmimi i arit kap majat pas tarifave të vendosura nga SHBA

Trump godet sërish Zvicrën, çmimi i arit kap majat pas tarifave të vendosura nga SHBA

Çmimi i arit që blihet me kontrata të caktuara kohë më parë (Futures), është rritur në një rekord të ri historik pas raportimeve se SHBA do të vendosë tarifa mbi importet e shufrave 1 kg, duke shkaktuar një tjetër goditje tregtare për Zvicrën, e cila dominon industrinë globale të rafinimit. Eksportet zvicerane drejt SHBA-së u goditën të enjten nga një tarifë rrënuese prej 39%, pasi presidentja e Zvicrës u kthye duarbosh nga një vizitë e minutës së fundit në Uashington, në përpjekje për të ulur normën – një nga më të lartat e vendosura nga Donald Trump. Më pas është zbuluar se doganat amerikane kanë rekomanduar që disa importe të shufrave të arit, të cilat më parë ishin në një kategori përjashtimi nga tarifa, të...