Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump gati të padisë në gjykatë New York Times, presidenti: Tentuan të përfshiheshin në zgjedhje
👁7799
Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po “shqyrton me kujdes” mundësinë e paditjes së gazetës New York Times, e cila, sipas tij, mund të shpallet fajtore për “ndërhyrje dhe përfshirje në zgjedhje”. Duke kujtuar veprimet e tij ligjore kundër mediave të tjera, veçanërisht rrjetit televiziv privat CBS, presidenti amerikan shtoi në një mesazh në platformën Truth Social se ” Ne York Times duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre potencialisht të paligjshme”. Ky është një tjetër sulm ndaj mediave presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka shënjestruar ato vazhdimisht që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë...