Trump fjalim në OKB për misionin në Gaza/ Presidenti i SHBA falenderon Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka falenderuar Shqipërinë për angazhimin në misionin e stabilizimit në Gaza. Gjatë fjalimit të tij në OKB, Trump përmendi të gjitha shtetet përfshirë edhe Kosovën të cilat do të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës. “Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë...
Burimi:
zeri.ai