Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha sot gazetarëve se planifikon të vendosë tarifa mbi 10% për vendet më të vogla, duke përfshirë vendet në Afrikë dhe Karaibe. “Ne do të vendosim një tarifë për të gjitha vendet. Mund të jetë një tarifë mbi 10% për mallrat nga të paktën 100 shtete”, tha Trump. Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se vendet me mallra që tatohen me këto norma do të ishin në Afrikë dhe Karaibe, vende që përgjithësisht kanë nivele relativisht modeste tregtie me SHBA-në dhe do të ishin relativisht të parëndësishme për adresimin e qëllimeve të Trump ...