Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar propozimin e fundit të Iranit për armëpushim dhe u ka thënë këshilltarëve se pret të rifillojë bombardimet ndaj Republikës Islamike pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, raportoi të premten Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë. Sipas gazetës, Trump është skeptik se Teherani do të pranojë kushtet e tij, pavarësisht se publikisht ka parashikuar se Irani do të kërkojë një marrëveshje pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Zyrtarët paralajmëruan, megjithatë, se qëndrimi i presidentit mund të ndryshojë gjatë javëve në vijim dhe mund të ndikohet nga rezultati i zgjedhjeve. Raporti vjen pasi Teherani propozoi një plan shtatëditor për t’i dhënë fund luftimeve, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rifilluar negociatat mbi programin e tij bërthamor. Në këmbim,...
Burimi:
javanews.al