Burimi:
Top-Channel.tv

Trump do dëbojë 1 mln emigrantë! SHBA po negocion me disa vende për depërtimin, mes tyre edhe Kosova
👁3177
Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të dëbojë një milion emigrantë brenda vitit 2025. Sipas një raportimi nga “Washington Post”, që citon burime federale të njohura me planet e kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky objektiv do të përbënte një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me nivelet e mëparshme të dëbimeve. Rekordi aktual mbahet nga administrata e Barack Obamës, kur rreth 400,000 emigrantë u dëbuan brenda një viti. Trump dhe ekipi i tij synojnë ta përmbushin këtë plan ambicioz që në vitin e parë të mandatit të tij të dytë, pasi e opati premtuar këtë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale....