Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme
👁3516
Presidenti i SHBA-së dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, zhvilluan sot një bisedë telefonike që u përqendrua te përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme. Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Yuri Ushakov, biseda u përqendrua në armiqësitë midis Izraelit dhe Iranit. Të dy udhëheqësit, shtoi Ushakov, nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në tryezën e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Gjatë telefonatës, Putin theksoi gjithashtu se Rusia mbetet e gatshme të vijojë negociatat për paqe me Ukrainën. Biseda mes dy liderëve zgjati rreth 50 minuta dhe, sipas Ushakov, u zhvillua në një atmosferë ‘thelbësore dhe të dobishme’. Syri.net-iefimerida