No Image Available

Trump autorizon ushtrinë për të kontrolluar vijën kufitare jugore, ‘çdo ditë rrezikohemi nga meksikanët’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar ushtrinë amerikane që të marrë nën kontroll të gjithë territorin në kufirin SHBA-Meksikë për të ndaluar emigrantët e jashtëligjshëm. Ky urdhër i jep të drejtën forcave të armatosura që të marrin një rol të drejtpërdrejtë në sigurimin e kufirit jugor. Ky autorizim u vendos ditën e djeshme. Në memorandumin e këtij urdhri, thuhej se është e domosdoshme që ushtria të kontrollojë kufirin jugor pasi fluksi i emigrantëve të jashtëligjshëm quhet si një ‘pushtim’. “Kufiri ynë jugor është nën sulm nga një sërë kërcënimesh. Kompleksiteti i situatës aktuale kërkon që ushtria jonë të marrë...
Burimi: Syri.net