Trump: Armenia dhe Azerbajxhani do të nënshkruajnë marrëveshje të paqes në Shtëpinë e Bardhë

Trump: Armenia dhe Azerbajxhani do të nënshkruajnë marrëveshje të paqes në Shtëpinë e Bardhë

Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që mund t’i japë fund konfliktit të gjatë prej dekadash. Kjo pritet të ndodhë më 8 gusht, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti amerikan, Donald Trump, të mirëpresë udhëheqësit e dy vendeve. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, do të nënshkruajnë gjithashtu marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të “ndjekur së bashku mundësitë ekonomike, në mënyrë që të shfrytëzojmë plotësisht potencialin e rajonit të Kaukazit të Jugut”, tha Trump në platformën Truth Social më 7 gusht. “Shumë liderë kanë provuar t’i japin fund luftës, pa sukses, deri më tani”, shkroi ai, duke shtuar se do të letë “një ceremoni zyrtare” për nënshkrimin e marrëveshjes...