Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme me homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky. Biseda mes dy presidentëve është konfirmuar nga zyra presidenciale e ukrainase. Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, foli për një bisedë “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” midis presidentëve, detajet e së cilës “do të jenë të disponueshme shumë shpejt”. Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 40 minuta, në qendër të diskutimit ishte përshkallëzimi i sulmeve ruse kundër Ukrainës dhe furnizimin e Kievit me mbrojtje ajrore.