Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trotuari publik i zaptuar prej 6 vitesh nga kulla e oligarkut Ram Geci, por IMT dhe Edi Rama nuk e shohin!
Një situatë absurde po vijon prej gjashtë vitesh në zemër të Tiranës, në një nga zonat më të populluara të saj. Një pjesë e konsiderueshme e trotuarit publik është zaptuar nga “kulla e florinjtë” e oligarkut Ram Geci, duke detyruar qytetarët, përfshirë familjarë me karroca fëmijësh, të ecin në rrugë, përballë rrezikut të përditshëm nga trafiku i dendur. Kjo situatë, e cila ndodh në qendër të kryeqytetit, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e dyfishta të zbatimit të ligjit dhe kapjen e shtetit nga interesat private. Pavarësisht se ndërtesa ka përfunduar ndërtimin nga jashtë prej dy vitesh, hapësira publike...