TRONDITET SIGURIA KOMBËTARE/ Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
Opozita i ka kërkuar Presidentit Bajram Begaj të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas vendimit të GJKKO-së për masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Reagimi është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila e ka lidhur kërkesën me zhvillimet e fundit në hetimet e SPAK dhe kontrollet e kryera ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Tabaku kërkon që të sqarohet nëse në kuadër të këtyre zhvillimeve janë cenuar informacionet shtetërore, funksionimi i institucioneve të sigurisë dhe siguria e qytetarëve. Ajo ka kërkuar gjithashtu që drejtësia të vijojë hetimet pa pengesa dhe pa ndërhyrje politike. Masa ndaj Hysenit është pjesë e një hetimi që, sipas raportimeve, lidhet...
Burimi:
ntv.al