Tronditet sërish Kosova/ Krim i rëndë në familje, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën e tij

Tronditet sërish Kosova/ Krim i rëndë në familje, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën e tij

Një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare, paraditen e kësaj të shtune në Ferizaj të Kosovës. Policia Rajonale e Ferizajt konfirmoi se i dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, i riu u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.E plagosura mori ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën....
Burimi: Sot.com.al