Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj / Autori ende në kërkim
Minnesota është tronditur nga një sulm i rëndë me armë që dyshohet të ketë pasur motive politike, ku humbi jetën përfaqësuesja e shtetit Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark, ndërsa një tjetër çift politikanësh u plagos rëndë. Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, konfirmoi në një konferencë për shtyp të shtunën se Hortman dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në orët e para të mëngjesit. Sulmi dyshohet të jetë një atentat i motivuar politikisht. Shënjestra e të njëjtit agresor ishin edhe senatori shtetëror John Hoffman dhe bashkëshortja e tij, të cilët u qëlluan disa herë, por fatmirësisht mbijetuan...