Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tale të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Viktima është identifikuar si shtetasi P.Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur ai po kthehej në banesë me automjetin e tij, raporton Tv Klan. Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë, brenda në automjet. Në vendngjarje janë të pranishme forcat e Policisë së Lezhës, të mbështetura nga Njësia Speciale e Shkodrës dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Ndërkohë, është...