Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tronditet Durrësi! Qëllohet me armë zjarri 29-vjeçari, humb jetën në spital
👁7224
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Durrës. Policia njofton se një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në lagjen 18 të këtij qyteti, e njohur ndryshe si Spitallë. Mësohet se bëhet fjalë për të riun Ermir Dedja, i cili ka humbur jetën në spital. Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë është ngritur grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit. Lagjja 18 njihet ndryshe si Spitallë, i përket periferisë së Durrësit, ku mungon totalisht ndriçimi dhe identifikimi bëhet më i vështirë. Durrës/Informacion paraprak Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në...