Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tronditëse, skena gjigante e Tomorrowland përfshihet nga flakët
Bota E Mërkurë, 16 Korrik 2025 21:42 Tronditëse është situata e zjarrit që ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e mëtejshëm të eventit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që përpijnë skenografinë e ndërlikuar, ndërsa gazeta lokale GVA raportoi para orës 20:00 se zjarri dukej se ishte vënë nën kontroll. Banorëve që jetojnë pranë zonës së festivalit u është këshilluar të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura. Edicioni i parë i Tomorrowland u mbajt në vitin 2005, ndërsa vitin e kaluar festivali mblodhi rreth 400,000 pjesëmarrës.